Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia fton për intervistim Adrian Hilën, një ditë pas shpërndarjes së videove intime

Adrian Hila

Policia në Shqipëri e ka ftuar për t’u paraqitur dhe për t’u marrë në pyetje kompozitorin Adrian Hila, një ditë pasi në rrjetet sociale u shpërndanë video me përmbajtje intime ku ai është protagonist.

Sipas TopChannel, Policia nuk e gjeti në shtëpi Hilën, por arriti të kontaktojë në telefon. 

Nga telefoni, sipas TCH, ai ka deklaruar se është i shokuar dhe i tronditur nga ngjarja, duke pretenduar se llogaritë ose pajisjet e tij janë hakeruar.

Hila ka thënë se do të paraqitet në Polici sapo të mbërrijë në Tiranë.

Një ditë më parë, strukturat e Krimit Kibernetik kanë nisur verifikimet për përmbajtjen dhe burimin e materialeve të shpërndara në rrjetet sociale.

Në videot intime që po qarkullojnë, Hila shfaqet me personazhe të ndryshme publike në studion e tij. Raportohet se ato video kanë qenë të qasshme në faqet pornografike me pagesë. Ende nuk është e qartë se si kanë rrjedhur videot dhe nëse personazhet kanë qenë në dijeni se po incizohen.