Policia në Shqipëri e ka ftuar për t’u paraqitur dhe për t’u marrë në pyetje kompozitorin Adrian Hila, një ditë pasi në rrjetet sociale u shpërndanë video me përmbajtje intime ku ai është protagonist.
Sipas TopChannel, Policia nuk e gjeti në shtëpi Hilën, por arriti të kontaktojë në telefon.
Nga telefoni, sipas televizionit, ai ka deklaruar se është i shokuar dhe i tronditur nga ngjarja, duke pretenduar se llogaritë ose pajisjet e tij janë hakeruar.
Hila ka thënë se do të paraqitet në Polici sapo të mbërrijë në Tiranë.
Një ditë më parë, strukturat e Krimit Kibernetik kanë nisur verifikimet për përmbajtjen dhe burimin e materialeve të shpërndara në rrjetet sociale.
Në videot intime që po qarkullojnë, Hila shfaqet me personazhe të ndryshme publike. Raportohet se ato video kanë qenë të qasshme në faqet pornografike me pagesë. Ende nuk është e qartë se si kanë rrjedhur videot dhe nëse personazhet kanë qenë në dijeni se po incizohen.