Rreth 30-40 nxënës serbë në Mitrovicën e veriut janë tubuar për të festuar për testin e maturës, te ura e Ibrit.
Tubimi i tyre aty dhe përdorimi i fishekzjarrëve ka detyruar që Policia e Kosovës të dalë e t’i shpërndajë.
Nga Policia i është thënë KOHËS se nuk ka pasur ndonjë incident nga ky tubim dhe se ka qenë vetëm festim i nxënësve.
“Para orës 17:00, 30-40 nxënës kanë ardhur pas testit të maturës te ura dhe kanë përdorë fishekzjarrë. Policia ka dalë t’i shpërndajë dhe janë dashur 7-8min për t’i shpërndarë”, ka thënë Besim Hoti nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.
E fundit ⬇️ Dhjetëra të rinj serb dynden tek ura e Ibrit,në tentim për të kaluar Policia e Kosovës dhe Kfor-i Italian reaguan shpejt dhe i ndaluan. Si kundër përgjigje ata gjuajtën fishekzjarre dhe brohorisnin e shahin në drejtim të tyre. Mitrovica SOT ©️
Posted by Mitrovica SOT on Tuesday, June 1, 2021
-
Tensione në Beograd, përplasje mes xhandarmërisë dhe personave të maskuar
-
KFOR: BE-ja e kontraktoi një kompani për testimin e Urës së Ibrit
-
Qeveria s’është e informuar për testimet në Urën e Ibrit, qytetarët kërkojnë hapjen e saj
-
Testi i Maturës shpërndahet në rrjetet sociale
-
Serbia lëshon fletarrestim pa afat parashkrimi për policin Dylot Brahimi