Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia e Kosovës kap spanjollin që e rrëmbeu vajzën e tij dhe u arratis nga Mallorca

ppp

Policia e Kosovës ka arritur ta ndalojë spanjollin e dyshuar për rrëmbimin e vajzës së tij në një lokacion në Fushë-Kosovë. Sipas mediave spanjolle, burri kishte marrë vajzën nga Mallorca dhe duke e fshehur kishte kaluar kufijtë deri në Kosovë. E më 24 qershor, në Kosovë, Policia e ndaloi dhe lokalizoi vajzën.

Për gati dy javë autoritetet në Spanjë po e gjurmonin burrin i cili ishte zhdukur me të bijën 6-vjeçare. Sipas hetimit, ai e fshehu vajzën në bagazh për t’u larguar nga Mallorca. Më pas asgjë nuk ishte ditur për ta. 

Hetuesit spanjollë zbuluan se burri kishte krijuar një strategji për të fshehur gjurmët. Ai kishte vendosur pajisjen gjurmuese “AirTag” të vajzës në postë për ta dërguar në Marok, derisa me vajzën kishte marrë rrugë tjetër. 

Hetimi zbuloi se i dyshuari mbylli llogaritë bankare, fshiu profilet në rrjete sociale dhe gradualisht ndryshoi paraqitjen fizike. 

Pas punës hetimore me forcat policore të disa shteteve evropiane, lokacioni më i saktë i vendndodhjes së tyre u përcaktua Kosova. 

Edhe Si tentoi t’i ikte policisë spanjolle, i dyshuari që u kap në Kosovë Arbëri Si tentoi t’i ikte policisë spanjolle, i dyshuari që u kap në Kosovë

Më 24 qershor, operacioni mori kthesën vendimtare. Policia e Kosovës e kapi të dyshuarin gjatë një kontrolli dhe e gjeti vajzën gjashtëvjeçare, e cila ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Fëmija u vu menjëherë nën mbrojtjen e autoriteteve përkatëse, ndërsa babai i saj u ndalua në pritje të procedurave ligjore.

Për rastin detaje ka dhënë edhe Policia e Kosovës.

Njoftimi:

Është zhvilluar me sukses operacioni policor në bashkëpunim me autoritetet spanjolle për identifikimin dhe arrestimin e një të dyshuari, i kërkuar përmes INTERPOL-it për veprën penale ‘rrëmbim i fëmijës’.

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor e Policisë së Kosovës, kishte pranuar një informacion përmes INTERPOL-it nga autoritetet spanjolle, se një person i dyshuar me shtetësi gjermane A.M.L., d.t.l.1989, kishte rrëmbyer një fëmijë gjashte vjeçar dhe dyshohej se gjendet në Republikën e Kosovës se bashku me fëmijën e rrëmbyer.

Edhe Lirohet në procedurë të rregullt i dyshuari për rrëmbim në Drenas, viktima e mitur kthehet te familja Kronikë Lirohet në procedurë të rregullt i dyshuari për rrëmbim në Drenas, viktima e mitur kthehet te familja

Pas pranimit të këtij informacioni, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, ka marrë të gjitha masat duke i koordinuar aktivitetet me të gjitha njësitet tjera policore, me qellim te identifikimit dhe arrestimin e personit të dyshuar që kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhër arrest-ndërkombëtar lëshuar nga autoritetet e Spanjës.

Operacioni rezultoi i suksesshëm, më 24.06.2026 i dyshuar se bashku me fëmijën e rrëmbyer, u lokalizua në një lokacion në Fushe Kosove ku edhe u arrestua.

Pas arrestimit me urdhër të prokurorit e kujdestar, i dyshuari u dërgua në mbajtje për 48 orë, kurse fëmija është trajtuar në bazë të procedurave ligjore dhe i është ofruar strehim i sigurt.

Zyrtaret nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor ne koordinim me prokurorin e rastit dhe Qendrën për Pune Sociale dhe ne bashkëpunim me autoritetet spanjolle, pas verifikimit të të gjitha rrethanave të rastit, me datë 25.06.2026 ka bërë në mënyrë të sigurt kthimin e fëmijës tek nëna e saj.

Edhe Ekstradohet nga Spanja në Kosovë i dyshuari për vrasje në tentativë Kronikë Ekstradohet nga Spanja në Kosovë i dyshuari për vrasje në tentativë