Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dhe pas intervistimit e ka liruar në procedurë të rregullt një person në Drenas të martën. Ai po dyshohej për një rast rrëmbimi.
Gjatë arrestimit bashkë me të dyshuarin ishte edhe viktima, një e mitur. Viktima pas intervistimit është kthyer te familja.
Rasti i rrëmbimit ishte raportuar të hënën. Babai i viktimës kishte njoftuar se vajza e tij kishte dal nga shtëpia dhe s’ishte kthyer më. Sipas ankuesit, gjatë kontrollit të videoincizimeve ishte parë se vajza kishte hipur në një veturë me targa të panjohura.
“Drenas, 04.08.2025-16:00. Me 05.08.22025 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili ishte bashkë me viktimën femër kosovare-e mitur. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima pas intervistimit është kthyer në familjen e vet. Rasti duke u hetuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
-
Në Drenas dyshohet se një e mitur është rrëmbyer
-
E mitura raporton se u ngacmua seksualisht nga një person
-
Rrëmbehet një e mitur në Fushë-Kosovë, u fut me forcë në një veturë e më pas u lirua
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një gruaje në Drenas
-
Arrestohet e dyshuara për rrëmbim të një fëmije, kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar