Policia e Kosovës ka dënuar një zyrtar policor i cili me veturë zyrtare ka shkelur rregullat në trafik duke tejkaluar në vijë të plotë.
Këtë e kanë bërë të ditur në një status në Facebook.
“Respektimi i ligjit dhe rregullave në trafikun rrugor duhet të bëhet nga të gjithë, për sigurinë e të gjithëve. Në vazhdën e bashkëpunimit efikas me qytetarë dhe media, Policia e Kosovës pas raportimeve dhe publikimeve të vazhdueshme po shqipton gjoba pa dallim ndaj të gjithë atyre që nuk respektojnë rregullat e trafikut. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në rritjen e sigurisë në trafik dhe natyrisht ndërmarrjen e masave ligjore ndaj të gjithë atyre që bien ndesh me rregullat dhe procedurat ligjore, pa përjashtuar edhe zyrtarët policor, ku ndaj të cilëve përveç gjobave për kundërvajtje iniciohen edhe procedura disiplinore”, thuhet në njoftim.
Respektimi i ligjit dhe rregullave në trafikun rrugor duhet të bëhet nga të gjithë, për sigurinë e të gjithëve. Në...
Posted by Kosovo Police on Monday, June 14, 2021
-
U fotografua duke tejkaluar në vijë të plotë, gjobitet nga policia
-
Policia vijon gjobitjen e shkelësve të rregullave në trafik, ndihmohet nga mediat
-
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
-
Gjoba për shoferët e autobusëve që nuk ndalen në stacionet e përcaktuara
-
Policia tregon se cilat gjoba do të dërgohen me postë te shkelësit e rregullave në trafik