Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një inspektor nga Inspektorati i Ndërtimit në Komunën e Prizrenit nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës lidhur me ndërtimin e një kompleksi në fshatin Landovicë.
Policia ka thënë se u siguruan dëshmi se pronari i objektit kishte devijuar nga projekti për të cilin kishte leje ndërtimi.
E inspektori përgjegjës nuk ka ndërmarrë masat e duhura ligjore.
“Pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore, në lidhje me rastin janë siguruar dëshmi se pronari i objektit posedon leje ndërtimi për një projekt, ndërsa pas fillimit të punimeve i njëjti ka devijuar ndërtimet. Nga dëshmitë e rastit është siguruar dyshimi i arsyeshëm se inspektori përgjegjës i ndërtimit nuk ka ndërmarrë veprimet e duhura ligjore, duke lejuar që pronari ta modifikoj objektin, dhe gjithashtu ka dështuar për të ekzekutuar konkluzionin për rrënim duke ndërmarrë vetëm parcialisht rrënimin. Lidhur me rastin i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe i njëjti me aktvendim mbi ndalimin është dërguar në mbajtje prej 48 orësh, mbi dyshimet se ka kryer veprën penale”, thuhet nga Policia e Kosovës.
-
Ngrihen 18 parcela në Prizren, kërkohet paraburgim për të dyshuarin për keqpërdorim të pozitës
-
Dy të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh, njëri arrestohet
-
Arrestohet një zyrtar policor nën dyshimin për ngacmim
-
Arrestohet një inspektor i punës, kërkoi ryshfet për të lejuar punimet
-
Kryente punime në objekt të ndaluar në Mitrovicë të Veriut, iniciohet rast ndaj një personi