Disa prej zyrtarëve policorë të arrestuar të hënën nën dyshime për përfshirje në mbi 400 veprimtari kriminale të marrjes së ryshfetit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, dyshohen edhe për marrje të ryshfetit për shkelje të masave anti-COVID.
Në kërkesën që Prokurori i Shtetit ka parashtruar të martën për masën e paraburgimit ndaj policëve, ndër dyshimet për vepra kriminale është përmendur edhe shkelja e masave anti-COVID. Sipas Prokurorisë, ata dyshohet se disa herë kanë pranuar shuma të ndryshme të parave nga qytetarë të ndryshëm me qëllim që të njëjtit të lejohen të hyjnë në Kosovë përmes pikës kufitare në kundërshtim me kushtet për hyrje në Kosovë, të përcaktuara me vendimet e Qeverisë për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
Periudha kohore për të cilën ata janë të dyshuar për këto vepra është gusht-dhjetor 2021. Në atë kohë obligative ka qenë dëshmia e vaksinimit ose e testit negativ.
Policët e arrestuar dyshohen për “pjesëmarrje dhe organizim të grupit kriminal të organizuar”, “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, “marrja e ryshfetit”, “ushtrimi i ndikimit” e “kontrabandim me mallra”.
25 prej 50 të arrestuarve u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, ndërsa Gjykata Themelore në Prishtinë pritet të vendosë për pjesën tjetër të mërkurën.
-
Nga një muaj paraburgim për 15 policë të tjerë të arrestuar për ryshfet
-
Një muaj paraburgim 25 policëve të arrestuar për ryshfet
-
Rekomandohet suspendimi i tre policëve në Prizren, dyshohen për ryshfet
-
Arrestohet një shtetas i Serbisë në Bërnjak, dyshohet se i ofroi ryshfet policisë kufitare
-
Tre zyrtarë policorë mes gjashtë të arrestuarve për keqpërdorim detyre e ryshfet