Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj një personi për veprën penale “Përgatitje e veprës penale, vrasje e rëndë”. Ai dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme mes tij dhe një personi tjetër, po planifikonte ta privonte nga jeta.
Sipas aktakuzës ai po planifikonte edhe shpërblim financiar, kohën e vendin e kryerjes së veprës.
“Sipas aktakuzës, E.H dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme ndërmjet tij dhe të dëmtuarit M.D., kishte planfikuar privimin nga jeta të të dëmtuarit, duke përfshirë marrëveshje për shpërblim financiar, koordinim lidhur me mënyrën, kohën dhe vendin e kryerjes së veprës, si dhe sigurimin e armës që do të përdorej për realizimin e saj”, thuhet në njoftimin në Facebook.
Prokurori i çështjes ka propozuar që, pas shqyrtimit gjyqësor, i pandehuri të shpallet fajtorë dhe ndaj tij të shqiptohen sanksionet e parapara me ligj.
-
Aktakuzë ndaj një personi në Pejë për vrasje të rëndë në tentativë
-
I dyshuari që u ekstradua nga Gjermania në Kosovë kishte planifikuar vrasje për hakmarrje
-
Aktakuzë për fajde e detyrim, viktima pësoi dëm mbi 100 mijë euro
-
Prokuroria ngre aktakuzë ndaj të pandehurit në Restelicë për vrasje të nënës së tij
-
Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një personi për vrasje të rëndë në Mitrovicë