Pjesëtarë të Policisë në Komisariatin e Kukësit kanë arrestuar shtetasin kosovar I. R., 40 vjeç, banues në Podujevë.
Në autostradën Milot - Morinë, shtetasi S. B. ka qenë duke udhëtuar me mjet dhe për shkak se shtetasin I. R. e ka penguar për të bërë manovrën e parakalimit, të dy kanë ndaluar dhe pas konfliktit të çastit, shtetasi I. R. ka sulmuar me mjet të mprehtë (thikë), shtetasin S. B., 43 vjeç, banues në Fushë-Kosovë, duke e lënë të plagosur.
Shtetasi S. B. ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai u procedua në gjendje të lirë, pasi ka goditur me grushte shtetasin I. R., duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, në ngarkim të shtetasit I. R., për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë" dhe në ngarkim të shtetasit S. B., për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. / Shekulli