Një person është plagosur mbrëmë në Prishtinë.
KosovaPress mëson se bëhet fjalë për Osman Pacollin, vëllai i deputetit të Kuvendit të Kosovës Islam Pacolli dhe zyrtarit të AKR-së Rrahim Pacolli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMësohet se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.
Plagosjen e Osman Pacollit e konfirmoi për KosovaPress edhe nënkryetari i Prishtinës Selim Pacolli që njëherësh të plagosurin e ka djalë të axhës.
“Po bëhet fjalë për Osmanin, djalin e axhës, gjendja e tij është më e mirë”, tha Selim Pacolli për KosovaPress.
Nga Policia nuk kanë dhënë detaje të hollësishme lidhur me këtë rast.