Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Selim Pacolli kandidat i AKR-së për kryetar të Prishtinës

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, do të jetë kandidat për kryetar të kësaj komune nga Aleanca Kosova e Re (AKR), ka njoftuar vëllai i tij, Behgjet Pacolli.

Ky i fundit ka shkruar në Facebook se Pacolli e ka dëshmuar veten si menaxher i aftë dhe vizionar që mund t’i adresojë sfidat e Prishtinës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Prishtina ka nevojë për menaxher dhe vizion. Selimi mund ta ofrojë këtë për ta sjellë Prishtinën në një nivel të lartë, më një model të ri, për të zgjidhur sfidat e përditshme dhe për të sjellë më shumë investime dhe më shumë zhvillim në qytet dhe një jetë më të mirë për qytetarët e qytetit”, thuhet në shkrimin e tij.

“Unë do të jem mbështetës i fuqishëm i Selimit në garë dhe Së bashku do t'i kthejmë krenarinë në qytet”.

Selim Pacolli ishte kandidat për kryetar të kryeqytetit edhe në zgjedhjet e fundit lokale më 2017.

Kandidaturën për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet lokale që do mbahen sivjet deri tani e kanë shpallur Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).