Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Plagoset një djalë në Prishtinë

shiriti i policisë

Foto-Ilustrim: KOHA

Një person është plagosur të premten në Prishtinë.

Siç ka njoftuar Policia, ai kishte ndërhyrë për t’i ndarë shokët e tij që po fjaloseshin me disa të tjerë kur një nga ta ka gjuajtur me armë duke e goditur në këmbë.

“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti kishte tentuar të ndërhyjë për t’i ndarë disa shokë të tij që ishin duke u fjalosur me disa persona të tjerë, mirëpo njëri nga të dyshuarit (i panjohur) ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës duke e goditur në këmbë. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin ditor të PK-së.

Artikuj të ngjashëm