I dyshuari mashkull K/Shqiptar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një kafiterie, ku ka qëlluar viktimën i cili ka qenë në kafiteri, njofton Policia e Kosovës.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe pastaj është liruar, transmeton Koha,net.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17: 45.
I dyshuari është larguar me veturë nga vendi i ngjarjes.
Njësiti policor ka arrestuar tre meshkuj K/Shqiptarë të cilët janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe disa gëzhoja të armës. Janë konfiskuar edhe dy vetura të personave të dyshuar, ndërsa me urdhër të prokurorit tre të arrestuarit dërgohen në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm