Është arrestuar një person lidhur me vrasjen e 50-vjeçarit që kishte ndodhur më 12 shtator të vitit të kaluar në një kafiteri të Gjilanit.
Policia ka njoftuar se personi i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e tij, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Lidhur me rastin më datë 20.01.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar . I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Për këtë vrasje janë edhe tre persona të tjerë të arrestuar të cilët po mbahen në paraburgim.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e burrit në Gjilan
-
Arrestohet një maqedonas për vrasjen e 50-vjeçarit në Gjilan
-
Paraburgim të dyshuarit për vrasjen e shtatorit në Gjilan
-
Nga një muaj paraburgim të dyshuarve për vrasjen e 50-vjeçarit në Gjilan
-
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarve për vrasjen në Gjilan