Kronikë e zezë

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarve për vrasjen në Gjilan

arrestim
 

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar t'u caktohet masa e paraburgimit tre personave që dyshohet se kryen vrasjen e rëndë në Gjilan. Përmes një komunikate, Prokuroria shkruan se të dyshuarit F.O., G.B. dhe I.V., kryen vrasjen e B.V., të dielën në orën 19:45, pas një përgatitjeje paraprake.

“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit e sipërshënuar, më 12 Shtator 2021, rreth orës 19:45 minuta, pas një përgatitje paraprake, në bashkëkryerje kanë privuar nga jeta të ndjerin B.V., duke e vënë në rrezik edhe jetën e personave tjerë, të cilët kanë qenë afër tij, në atë mënyrë që së bashku kanë ardhur me një veturë të markës ‘’Audi A3’’ dhe janë ndalë tek një market, ku nga aty të armatosur kanë dalë dy nga të pandehurit dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, i afrohen të ndjerit, i cili ishte ulur në një kafiteri në Gjilan, të cilët pastaj kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, ku për shkak të plagëve të marra i njëjti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa të pandehurit pas kryerjes së vrasjes janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim.