Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar paraburgim Gjykata Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurit B.R., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘’Vrasja e rëndë’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri B.R., më 13 Korrik 2021, rreth orës 11:00, me dashje, ka privuar nga jeta tani të ndjerin A.R., në atë mënyrë që pas një konflikti fizik në mes të pandehurit dhe viktimave A.R. dhe B.B., i pandehuri ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, me ç’rast tani i ndjeri A.R., nuk iu ka mbijetuar plagëve dhe ka ndërruar jetë, ndërsa i dëmtuari B.B., për shkak të lëndimeve ka kërkuar tretman mjekësor.
I pandehuri B.R. me vendim të prokurorit të shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.
-
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarve për vrasjen në Gjilan
-
Kërkohet paraburgimi i një person për tentim vrasjen në Gjilan
-
Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve për vrasjen në Gjilan
-
Plagosja në Viti për shkaqe pronësore, kërkohet paraburgimi i të dyshuarve
-
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që kreu “vrasje të rëndë”