Në Gjilan dje është arrestuar një i dyshuar për tentim vrasje.
Policia e Kosovës bën të ditur se i dyshuari dje rreth orës 19:30 ka plagosur me armë zjarri një burrë, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë , një pushkë gjuetie, 11 fishekë dhe një gëzhojë”, thotë PK.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.