Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se më datë 2 gusht e ka ndaluar të pandehurin I.A., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”. Bëhet fjalë për të njëjtin person që të martën dyshohet se e ka plagosur gruan e tij në Bresje të Fushë-Kosovës.
Tutje bëhet e ditur se më 4 gusht, Prokurori i Shtetit ka ngritur aktakuzë me kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij, mirëpo pas mbajtjes së shqyrtimit fillestar për këtë çështje, është propozuar masë e arrestit shtëpiak për shkak të gjendjes shëndetësore ndaj të pandehurit.
Sipas Prokurorisë, Gjykata pati refuzuar propozimin e Prokurorit të Shtetit për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ashtu që ndaj të pandehurit I.A, është caktuar masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar.
“Ndërkaq, sot, më datë 06.08.2024, i pandehuri I.A, është arrestuar në fshatin Bresje, në Fushë Kosovë, me dyshimin për kryerjen e veprave penale ‘Vrasje e rëndë në tentativë’, ’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Mospërfillja e gjykatës’”.
Pas sigurimit të provave dhe vizitës së të dëmtuarës që po trajtohet në QKUK, ndaj të pandehurit thuhet se është lëshuar aktvendim për ndalim.
“Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë duke punuar intensivisht me qëllim të ndriçimit të rrethanave të cilat i kanë paraprirë kryerjes së këtyre veprave penale”, thuhet tutje në njoftim.
-
Shtatë raste të dhunës në familje të raportuara brenda një dite
-
Shtatë raste të dhunës në familje të raportuara në Polici të premten
-
Gjashtë raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orë
-
Shtatë raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orë, në gjashtë prej tyre viktimat janë gra
-
Dhjetë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, në nëntë prej tyre viktima gratë