Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Plagoset një person te “kafet e vogla” në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Një person është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Fehmi Agani”, në afërsi të zonës që njihet si “kafet e vogla” në Prishtinë, të premten në mbrëmje.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 21:30.

I plagosuri është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia ka thënë se po ekzaminon vendngjarjen dhe po kryen veprimet tjera operativo-hetimore për t’i identifikuar dhe lokalizuar të dyshuarit e implikuar në rast.

Artikuj të ngjashëm