Një person mbeti i lënduar në Prishtinë të dielën, pasi vetura e tij u qëllua me armë zjarri, thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Viktima njoftoi se në orën 2:45, një i dyshuar me një veturë pa targa, shtiu drejt tij me kallashnikov.
Në vend të ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja, ndërsa i lënduari u dërgua për trajtim mjekësor në QKUK.
Rasti është në hetim, derisa u iniciua si “vrasje në tentativë”.
Artikuj të ngjashëm