Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Plagoset një person në Podujevë

Plagosje

Një person është plagosur të dielën mbrëma në Podujevë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, incidenti ndodhi rreth orës 20:00, në rrugën “Zahir Pajaziti” ku një person u plagos nga arma e zjarrit.

“I njëjti është dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht, hetuesit policorë kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, thuhet në njoftimin për KOHËN.

Artikuj të ngjashëm