Një person u plagos të mërkurën në Prizren derisa ishte në lëvizje me veturë.
Policia ka thënë se i dyshuari ishte në trotinet elektrik kur ka shtënë me armë në drejtim të veturës së viktimës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoViktima është plagosur në dy këmbët, por është jashtë rrezikut për jetë.
Policia nuk ka arritur ta arrestojë të dyshuarin ende.
“Gjersa viktima mashkull kosovar, ishte duke lëvizur me veturën e ti, një i dyshuar i cili ishte duke lëvizur me një trotinet elektrik kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë, e të shtënave viktima është plagosur në dy këmbët dhe i njëjti sipas raportit mjekësorë është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë e armës së zjarrit. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime”, thuhet në raportin e PK-së.