Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është lënduar rëndë pasi që në drejtim të tij është gjuajtur me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur të hënën në mbrëmje, në lagjen “Hajvalia” në Prishtinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Hajvali, Prishtinë 18.09.2023 – 22:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se në drejtim të tij është gjuajtur me armë zjarri nga një i dyshuar i cili kishte qenë së bashku me një të dyshuar tjetër të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me veturë me targa vendore. Si pasojë e gjuajtjes me armë viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.
Në vendin e ngjarjes thuhet se kanë dalë njësitet relevante të policisë të cilat janë duke e hetuar rastin.
Sipas Policisë në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja të fishekëve.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.