Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Plagosen dy persona në Podujevë

Në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë janë plagosur dy persona të dielën rreth orës 20:00.

Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës ku thuhet se një person i njohur për policinë ka lënë të plagosur dy të tjerë.

Policia i janë vënë në ndjekje dhe i dyshuari ka shtënë në drejtim të tyre. Policia ka reaguar në mënyrë të njëjtë ndërsa akoma janë në kërkim të tij.