Disa persona kanë pësuar lëndime në Kryshec të Pejës pasi një i dyshuar ka shtënë në drejtim të tyre.
Sipas njoftimit 24-orësh të Policisë, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri nga një veturë në drejtim të disa personave që po qëndronin në tarracën e një lokali.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoViktimat njoftohet se kanë pranuar tretman mjekësor.
Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja.
I dyshuari është arrestuar dhe është konfiskuar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Policia nuk ka treguar për numrin e të lënduarve.