33-vjeçari me inicialet L.H., është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se ka kryer grabitje në shtëpinë e ish-të dashurës së tij në orët e para të mëngjesit të së enjtes, ka njoftuar policia.
Raportuesja e rastit, e cila është shtetase e Shqipërisë, ka pretenduar se i dyshuari ka shkuar në banesën e saj, e ka dëmtuar derën e pastaj është futur dhunshëm në dhomën e gjumit dhe nën kërcënimin e armës, ia ka marrë nga qafa një zinxhirë ari, një unazë, një orë dore, dy çanta dhe pasaportën e Shqipërisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“I dyshuari ishte larguar nga banesa me një veturë ‘Mercedes’ ngjyrë hiri me targa vendore. Në bazë të provave të besueshme dyshohet se edhe më herët i dyshuari e ka kanosur viktimën, por rasti nuk është raportuar në polici. Për rastin është informuar prokurori i shtetit, i cili urdhëron që rasti të iniciohet grabitje”, thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit, është ndaluar për 48 orë.