Kronikë

Pesë të arrestuar për vrasje në tentativë në Dobresh të Vitisë

arrestim - pranga

Pesë persona janë arrestuar të mërkurën paradite në fshatin Dobresh të Vitisë, nën dyshimin për vrasje në tentativë.

Sipas Policisë, të dyshuarit,  janë përfshirë në një rrahje mes vete, gjatë së cilës kanë sulmuar njëri-tjetrin me mjete të forta.

Si pasojë e përleshjes, të gjithë të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.