Të paktën pesë persona janë arrestuar të dielën në Podujevë, nën dyshimin se janë përfshirë në një përleshje mes vete.
Policia ka njoftuar të hënën se përleshja mes tyre ndodhi për shkak të një mosmarrëveshjeje në komunikacion.
Më tej bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja që dyshohet se janë të armës AK-47.
Katër nga të dyshuarit pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri që dyshohet se ka shtënë me armë në ajër, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Përleshje në Gjakovë, arrestohen shtatë persona dhe konfiskohet një armë
-
Konflikti familjar në Podujevë përfundon me katër të plagosur me armë zjarri
-
Dalin pamjet e përleshjes në Podujevë ku mbetën të plagosur tre persona
-
Theret një person në Podujevë
-
Armë e municione kapen në shtëpitë e personave që u përleshën në Podujevë