Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pesë shqiptarë të arrestuar në Greqi, u kapën me rreth 100kg drogë

Një sasi prej 96.5 kg kanabis sativa u sekuestrua prej Departamentit të Antidrogës së Epirit gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës.

Sipas policisë greke, 5 shtetas shqiptarë të grupmoshave nga 26-50 vjeç u arrestuan në kushtet e flagrancës në vendin e quajtur Laka të Filatit, duke transportuar 5 thasët me kanabis, raporton Tch.

Prej verifikimeve rezultoi se lënda narkotike kishte kaluar në kufirin shqiptar që lidh dy vendet, e në vazhdim ishte transportuar për në brendësi të kufirit prej 5 të arrestuarve.

Në momentin e ndalimit, 5 shqiptarët nuk kanë bërë rezistencë.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit rezultoi se, shtetasi 50-vjeçar kishte masë ndalimi hyrjeje në Greqi, ndërsa 4 të arrestuarit e tjerë nuk kishin dokumente qëndrimi në Greqi.

Edhe Sekuestrohen 330 kg kanabis në Greqi, vinte nga Shqipëria Botë Sekuestrohen 330 kg kanabis në Greqi, vinte nga Shqipëria

Ata iu thanë agjentëve se drogën do t’iua dorëzonin dy shtetasve shqiptarë, me të cilët kishin komunikuar në telefon, por që nuk e dinin identitetin e tyre real. Për këtë, ata do të paguheshin nga 1.000 euro personi.

Droga dhe 5 celularë u sekuestruan, ndërsa 5 të arrestuarit do të dërgohen në Gjykatën e Igumenicës për masë sigurie mëngjesin e së hënës.