Policia e Kosovës ka njoftuar se disa grafitë, janë shkruar në një objekt fetar në Pejë që ka qenë në rinovim.
Edhe pse përmbajtja e tyre nuk është bërë e ditur, sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është duke u hetuar si “nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.
Kjo ka ndodhur të martën.
“Një mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në objektin fetar që është në rinovim dhe aty kanë shkruar disa grafitë”, thuhet në raportin e Policisë.
Rasti thuhet se është në procedurë hetimore.
Artikuj të ngjashëm
-
Një mjet eksplodues me një letër kërcënuese lihen te dera e një objekti në Pejë, Policia intervenon
-
Iniciohet rast në Pejë për komente fyese në Facebook
-
Hidhet mjet shpërthyes në një dyqan në Pejë
-
Dëmtohen disa varreza në Ranillugë, shkruhen grafitë në muret e objektit fetar
-
Ndalohet i mituri në veri pasi shkroi grafite përçarëse