Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë në Pejë ka raportuar se në dyqanin e tij është hedhur një mjet shpërthyes, duke i shkaktuar, sipas tij, dëme të konsiderueshme materiale.
Rasti që është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, thuhet se ka ndodhur në rrugën “Selman Lajqi”, të enjten rreth orës 2:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë hedhur mjet shpërthyes në dyqanin e tij. Si pasojë, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.