Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Persona të maskuar grabisin një pikë karburanti në Klinë

pk

Dy persona të maskuar nën kërcënim të armëve kanë grabitur një pikë karburanti në Klinë.

Rasti ka ndodhur në orët e hershme të së hënës.

Dy viktima kanë raportuar në Polici se derisa ishin duke punuar, kanë hyrë dy persona të armatosur dhe u kanë grabitur 450 euro, një shufër dhe një telefon.

“Klinë, 11.10.2021 – 00:51. Dy ankuesit meshkuj kosovarë kanë raportuar se dy të dyshuar meshkuj të maskuar, kanë hyr në pikën e karburantit ku viktimat ishin duke punuar dhe nën kërcënimin e armëve të shkurta kanë grabitur 450 €, një shufër dhe një telefon dhe kanë ikur. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.

Një grabitje tjetër ka ndodhur në Prishtinë në mbrëmjen e të dielës. Një grua ka raportuar se derisa ishte në vend pune i janë grabitur nga një person rreth 300 euro.

“Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë, 10.10.2021 – 21:58. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë duke punuar nga një i dyshuar mashkull nën kërcënim, kanë grabitur rreth 250-300 €. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.