Kronikë

Persona të armatosur në Bardhosh ia grabisin viktimës 1000 euro

Një person ka raportuar se derisa ishte në vendin e punës në Bardhosh, dy të dyshuar nën kërcënimin e armës ia grabitën një shumë prej 1000 euro.

Policia e Kosovës, në raportin e saj, ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të së mërkurës. Ndërsa po e heton rastin.

“Fsh. Bardhosh, Prishtinë 21.09.2022 – 03:35. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se për deri sa ishte në vendin e punës dy të dyshuar meshkuj të pa njohur nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë parash prej 1000€ dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.