Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Përleshje mes pesë personave në Kaçanik, arrestohen dy

Arrestim

Arrestim

Dy persona janë arrestuar në Kaçanik për lëndim trupor dhe armëmbajtje pa leje.

Dy të dyshuar, një 57-vjeçar dhe një 29-vjeçar për shkak të një mosmarrëveshjeje janë përleshur me dy persona të tjerë, një 63-vjeçar dhe një 29-vjeçar, të cilëve u kanë shkaktuar lëndime trupore të cilët pastaj edhe kanë pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Kaçanik.

Lëndime ka pësuar edhe një person tjetër, bën të ditur Policia.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pasi janë intervistuar nga policët hetues, tek i dyshuari M.L është gjetur e më pas është konfiskuar një armë zjarri (pushkë e gjuetisë) me 6 fishekë.

Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë për procedurë të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Lëndim i lehtë trupor dhe armëmbajtje pa leje”.