Dy persona, I.N., 64 vjeç, dhe B.N, 40 vjeç, janë arrestuar për lëndim trupor nga Policia të premten në fshatin Nerodimee e Epërme të Ferizajt.
Sipas Policisë, të dyshuarit pas një zënke i kanë shkaktuar lëndime trupore personit tjetër SH.K, 35 vjeç, të cilin për ndihmë mjekësore e kanë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
“Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.
Rasti është cilësuar “Lëndim i lehtë trupor”.
Artikuj të ngjashëm
-
Babë e bir arrestohen në Ferizaj, dyshohen se sulmuan bashkëshorten dhe vajzën
-
Dy të arrestuar për lëndim të rëndë trupor në Vushtrri
-
Dy të arrestuar për therje në Ferizaj
-
Përleshje mes disa personave në Ferizaj, 5 pësojnë lëndime e 4 arrestohen
-
Arrestohen dy persona, dyshohet se rrahën një tjetër për një vendparkim