Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Ferizaj, një 75 dhe një 48-vjeçar, nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht një person tjetër për shkak të një vendparkimi.
Rasti ka ndodhur të dielën në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani” në Ferizaj dhe është cilësuar si lëndim i lehtë trupor.
Sipas Policisë ata dyshohet se viktimës ia kanë dëmtuar edhe gomat e veturës.
“Të dyshuarit: XH.H. ( M/K) i moshës 75-vjeçar dhe SH.H ( M/K) i moshës 48-vjeçar janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar edhe një kaçavidë, me të cilën dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
-
Arrestohen tre të rinj në Ferizaj, rrahën dy persona
-
Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për sulm seksual
-
Përleshje mes gjashtë personave në Ferizaj, i përfshirë edhe një shtetas i huaj
-
Arrestohen pesë persona pas një përleshje në Ferizaj
-
Lëndohet rëndë një person në Prishtinë pas përleshjes fizike me dy të tjerë