Një problem ndërmjet një çifti të divorcuar më herët dhe familjarëve të tyre është raportuar të ketë ndodhur të hënën në mesditë në Vushtrri. Si pasojë, dy persona janë arrestuar.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ankuesja ka deklaruar se ka pasur një takim me ish-bashkëshortin dhe fëmijën e tyre dhe aty ka ndodhur konflikti.
Pas takimit, nga një prej të dyshuarve është konfiskuar një thikë.
Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.