Policia e rajonit të Pejës ka njoftuar se të shtunën në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë pas një mosmarrëveshje ka ndodhur një përleshje e armatosur mes dy personave, transmeton Koha.net.
Policia ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar që ishin të përfshirë në këtë përleshje dhe ka konfiskuar një pistoletë me një karikator dhe shtatë fishekë si dhe lejen e armës të cilën e kishte pas njëri prej të dyshuarve.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar edhe një gëzhojë e fishekut, ndërsa me vendim të prokurorit, tre të dyshuar pas intervistimit janë dërguar në mbajtje dhe tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm
-
Tetë të arrestuar për rrahje në Pejë
-
Përleshje në Gjakovë, arrestohen shtatë persona dhe konfiskohet një armë
-
Arrestohet në Pejë i dyshuari për sulm, policia i gjen tri armë dhe 250 fishekë
-
Rrahje mes disa personave në Ferizaj, sekuestrohet një pistoletë
-
Tre të arrestuar pas të shtënave në një aheng në Pejë