Tetë persona janë arrestuar në rrugën “Nënë Tereza” të Pejës pas një përleshjeje fizike në mes vete me ç’rast kanë përdorur edhe armë zjarri.
Nuk është raportuar për të lënduar, por gjatë kontrollit te të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator me 12 fishekë, një brisk, një gëzhojë dhe 35 fishekë të kalibrit 9x19mm.
Tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm