Dy aksidente kanë rezultuar fatale mëngjesin e sotëm në vendin tonë ku kanë humbur jetën dy persona. Bëhet fjalë për një grua dhe një 40-vjeçar nga Burreli.
40-vjeçari Besim Daçi ka humbur jetën këtë të enjte në rrugën nacionale Baz-Burrel, në vendin e quajtur Baza e asfaltimit.
Paraprakisht thuhet se mjeti me të cilin udhëtonte Daçi ka dalë nga rruga.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.
Ndërkohë një grua ndërroi jetë në një tjetër aksident tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Tepelenë-Krahës.
Ajo udhëtonte me bashkëshortin e saj në një automjet tip Volkswagen, kur janë përplasur me një autobus me targa të Elbasanit, që ishte duke shkuar në drejtim të Sarandës.
Gruaja ndërroi jetë në vend, ndërsa bashkëshorti i saj mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për të mësuar shkaqet e këtij aksidenti të rëndë/dita.