Një aksident me një të vdekur ka ndodhur pasdite në aksin rrugor Peqin-Elbasan, në vendin e quajtur Bishqem.
Dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin, ku për pasojë ka humbur jetën shtetasja L.Q, 58 vjeçe, nëna e drejtuesit të mjetit “Opel”, i cili është përplasur me një automjet “Volkswagen”.
Menjëherë pas aksidentit, 58 vjeçarja është dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e saktë të përplasjes, ku paraprakisht dyshohet se automjeti tip “Opel” është futur në parakalim të gabuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Aksident në Rrugën e Kombit, vdes një shtetase e Shqipërisë
-
5 vjeçari vdes pas një aksidenti në Shqipëri
-
Aksident në rrugën Elbasan-Peqin, katër të vdekur
-
Përgjaken rrugët e Shqipërisë që në mëngjes, 2 të vdekur në aksidente
-
Një 31 vjeçar nga Elbasani vdes nga përplasja e motoçikletës së tij nga një veturë