Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në rrugën Elbasan-Peqin, katër të vdekur

Tmerr që nuk mund të përshkruhet me fjalë. Kështu mund të konsiderohet aksidenti i ndodhur rreth orës 15:00 në Papër, në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

4 persona kanë vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti tragjik ku u përfshinë 3 automjete.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Aq e rëndë ka qenë përplasja saqë është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të bërë të mundur nxjerrjen e të aksidentuarve nga mjeti.

Fillimisht gjeti vdekjen rrugës për në spital një vajzë 25 vjeçe, më pas është konfirmuar edhe vdekja e 3 të tjerëve.

Të gjithë viktimat kanë qenë brenda në makinën e drejtuar nga shtetasi me iniciale G.K (edhe ai i vdekur).

Dy mjetet e tjera drejtoheshin nga shtetasit me iniciale O.Sh dhe E.R, të dy të plagosur por jashtë rrezikut.