Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Tepelenë – Krahës, ku një minibusi i linjës Sarandë - Elbasan është përplasur me një mjet tip ‘Volkswagen” dhe për pasojë janë plagosur 9 persona.
5 prej janë dërguar me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë.
Në mjetin tip “Volkswagen” udhëtonte një çift të rinjsh nga fshati Toç i Memaliaj, Shqiponja Xhaferri 18 vjeç dhe i fejuari i saj, Sokol Brahimi 26 vjeç.
Shqiponja Xhaferri fatkeqësisht nuk i ka mbijetuar dot plagëve dhe u nda nga jeta pas mbërritjes në Tiranë.
Policia e Tepelenës po punon për zbardhjen e shkaqeve te aksidentit.
Më herët edhe Burrel një 30 vjeçar humbi jetën gjatë një aksidenti kur mjeti tip kamionçinë humbi kontrollin dhe doli nga rruga./TCh
-
Një i vdekur e gjashtë të plagosur në një aksident në Shqipëri
-
Shuhet familja 4 anëtarëshe në një aksident në Tiranë
-
Aksident tragjik në Tiranë, shuhet familja 4 anëtarëshe
-
Përgjaken rrugët e Shqipërisë që në mëngjes, 2 të vdekur në aksidente
-
Dy të vdekur dhe 15 të lënduar nga aksidenti i autobusit në autostradën Durrës-Tiranë