Policia Rajonale në Ferizaj, gjatë javës së kaluar është përballur me trajtimin e disa rasteve të dhunës në familje.
Vetëm gjatë javës së kaluar janë regjistruar gjithsej 8 raste të dhunës në familje të cilat kanë rezultuar me arrestimin e shtatë personave. Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë Rajonale në Ferizaj, nëpërmjet një komunikate ka thënë se të gjitha rastet e dhunës në familje po trajtohen në mënyrë profesionale.
“Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj gjatë javës që shkoi, nga data 27/03/-02/04/ 2023 janë raportuar 8 raste të dhunës në familje, prej tyre 6 raste janë raportuar në Ferizaj dhe 2 raste në Shtërpcë. Ndërsa me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, 7 persona janë ndaluar në mbajtje dhe 1 person është liruar në procedurë të rregullt hetimore. Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë dhe hetues rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje”, ka thënë Veseli.
-
Pesë të arrestuar në rajonin e Ferizajt për dhunë në familje
-
Gjashtë raste të dhunës në familje për një javë në Ferizaj
-
Tri raste të dhunës në familje raportohen javën e parë të janarit në Ferizaj
-
Arrestohen dy persona për dhunë në familje në Ferizaj e Shtime
-
Arrestohet një 22-vjeçar për dhunë në familje në Ferizaj