Gjashtë raste të dhunës në familje janë regjistruar për një javë në Ferizaj.
Policia ka bërë të ditur se katër persona janë dërguar në mbajtje dhe dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
“Policia apelon te qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Tri raste të dhunës në familje raportohen javën e parë të janarit në Ferizaj
-
Pesë të arrestuar në rajonin e Ferizajt për dhunë në familje
-
Për një javë 8 raste të dhunës në familje në regjionin e Ferizajt
-
Arrestohet 41-vjeçari në Ferizaj pasi sulmoi fizikisht bashkëshorten
-
Përleshje pas sulmit ndaj një gruaje në Ferizaj, një i dyshuar në mbajtje