Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tri raste të dhunës në familje raportohen javën e parë të janarit në Ferizaj

Arrestim

Foto: Ilustrim

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar javën e parë të janarit në Komunën e Ferizajt. Njëri nga to, raportohet të ketë ndodhur në Shtime.

Lidhur me rastet një person është ndaluar ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

“Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë dhe hetues rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje. Policia apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ’Lajmëro Policinë‘ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftim.