Dy persona janë arrestuar në tri raste të ndara në Ferizaj dhe Shtime për dhunë në familje.
Policia përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka pranuar një informatë se në fshatin Gllavicë të Shtimes është iniciuar një rast i dhunës në familje.
Në lidhje me këtë policia e stacionit në Shtime ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin H.B i moshës 48-vjeçare, i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje i ka shkaktuar lëndime trupore djalit të tij 15-vjeçar.
Gjithashtu bëhet e ditur se rreth orës 21:30 është raportuar një rast tjetër i dhunës në familje në rrugën “Agim Prodani” në Ferizaj. Lidhur me rastin është arrestuar D.B. i moshës 23 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje në familje e ka sulmuar nënën e tij V.S.
Policia tutje ka bërë të ditur se rreth orës 22:00 në Shtërpcë ka pranuar një informacion së në fshatin Sevce të Shtërpcës një grua e moshës 39-vjeçare, shkak i një mosmarrëveshje në familje i ka shkaktuar lëndime trupore bashkëshortit të saj S.N.
Policia të dyshuarit, në të dy rastet i ka shoqëruar në stacionin e policisë dhe pas intervistimit nga policët hetues të dhunës në familje, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa në kërkim policor mbetet e dyshuara I.S nga Shtërpca.
-
Tri raste të dhunës në familje raportohen javën e parë të janarit në Ferizaj
-
Pesë të arrestuar në rajonin e Ferizajt për dhunë në familje
-
Gjashtë raste të dhunës në familje për një javë në Ferizaj
-
Për një javë 8 raste të dhunës në familje në regjionin e Ferizajt
-
Ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi vjehrrin e tij, arrestohet një person në Ferizaj