Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Për 24 orë raportohen tre persona të zhdukur në Kosovë

Tre persona janë raportuar të zhdukur në Policinë e Kosovës në 24 orët e kaluara.

Sipas raportit të Policisë në Ferizaj janë raportuar dy raste.

Në njërin rast i zhdukur është raportuar një burrë.

“Ferizaj, 17.08.2023 – 07:10. Ankuesi mashkull kosovar me datën 23.08.2023 ka raportuar se viktima mashkull kosovar kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është duke e u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërsa në tjetrin një vajzë e mitur. “Ferizaj , 23.08.2023-21:00. Me 24.08.2023 është raportuar se viktima femër kosovare – e mitur , është larguar nga shtëpia dhe familjarët e saj nuk kanë njohuri për vend ndodhje e saj, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.

Edhe Zhduken një djalë në Ferizaj dhe një vajzë në Gjakovë Kronikë Zhduken një djalë në Ferizaj dhe një vajzë në Gjakovë

Gjithashtu i zhdukur është raportuar edhe një djalë në Rahovec.

“Rahovec 18.08.2023 – 15:00. Ankuesi mashkull kosovar me datën 24.08.2023 ka raportuar se djali i tij, viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është duke e u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.