Një person në Pejë është ankuar se më 9 nëntor kishte bërë një marrëveshje verbale me një të dyshuar për të blerë dy vetura.
Ai ka thënë se të dyshuarit ia ka paguar 15 mijë euro kesh dhe 14.500 euro përmes llogarisë bankare, porse nuk i ka marrë veturat. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është raportuar të shtunën, ndërsa i dyshuari nuk është gjetur ende.
“Pejë 09.11.2022 – NN. Me 31.12.2022, viktima mashkull kosovar ka raportuar se me datë 09.11.2022 me të dyshuarin mashkull kosovar ka bërë një marrëveshje gojore për blerjen e dy veturave. Për këtë marrëveshje të dyshuarit ia ka paguar 15,000 (pesëmbëdhjetë mi) € kesh, dhe 14,500 (katërmbëdhjetë mi) € përmes gjiro llogarisë, mirëpo i dyshuari nuk ia ka sjellë veturat. I dyshuari nuk është hasur nga policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet nga Policia.
-
Dy qytetarë dorëzojnë në Polici mbi 10 mijë euro të cilat ishin raportuar të humbura
-
Kroatja humb mbi 23 mijë euro pasi bleu dy vetura online që nuk i mori asnjëherë
-
Digjen pjesë të veturave në Pejë, dëmi rreth 50 mijë euro
-
Arrestohet një person në rajon të Pejës, dyshohet se falsifikoi dollarë
-
Nën kërcënimin e armës një gruaje në Pejë i grabitet çanta në të cilën kishte 6-7 euro